S’ka vdekje për Iker Kasiljas,  ofertë joshëse  nga Premier Liga

Portieri spanjoll Iker Kasiljas ka shumë mundësi që, në janar, të shpërngulet për në Premier Ligë, qëkur është bërë e qartë se ai do të largohet nga Porto. Portieri legjendar i Realit të Madridit nuk është më portieri nr.1 te Porto dhe këtë fakt synon që ta shfrytëzojë Rafael Benitezi që do ta tërheqë atë te Njukaslli. Gazeta “As” e Madridit shkruan se Benitezi i ka propozuar Kasiljasit që ky i fundit të shpërngulet në Njukasëll, ta ndihmojë atë që të mbijetojë në Premier Ligë dhe të luajë, kështu, në kampionatin më të fortë në botë, ku ai (Kasiljasi) nuk ka luajtur asnjëherë deri tani.

Njukaslli ndodhet në vend të 15-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa ka pësuar 22 gola dhe, sa i përket këtij treguesi, është ekipi i shtatë më i keq në Premier Ligë, kështu që përvoja e Kasiljasit me siguri që ta ndihmojë këtë ekip anglez.

Sfidanti.al