Ditën e mërkurë Dries Mertens festoi 33 vjetorin e lindjes dhe ishte i lumtur për këtë. Por ajo që e gëzon më shumë sulmuesin belg është se shumë shpejt mund të nisë stërvitjen me Napolin. Por më parë Mertens iu nënshtrua testit me tampon për Covid-19 sic është parashikuar edhe në protokolli dhe pikërisht me këtë rast, belgu tregoi sesi i shkuan gjërat
‘Një infermier ishte në portën time dhe ishte shumë i kënaqur sepse vajza e tij ishte një fanse e imja-tregon Mertens-por unë i thashë: Jam edhe unë tifozi yt sepse e respektoj atë që po bën’
‘Cila ishte gjëja më e vështirë që ke kaluar?-ishte pyetja e Mertens për punonjësin e shëndetësisë i cili iu përgjigj; pamundësia për të përqafuar fëmijët e tij kur kthehet në shtëpi sepse punon në spital. ‘Është një situatë shumë e shëmtuar-mbyll tregimin e tij Dries Mertens.
Sfidanti.al