Gjatë ‘Question Time’ në Parlamentin italian, Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora sqaroi situatën në lidhje me rifillimin e eventeve sportive e në mënyrë të vecantë të kampionatit të futbollit, Serie A, pikërisht në prag të takimit të rëndësishëm mes Federatës Italiane dhe Komitetit Tekniko-Shkencor të qeverisë për të diskutuar Protokollin e sigurisë shëndetësore.
‘Që në fillimin e emergjencës kam mbajtur raporte të përditshme me Federatat-tha ministry Spadafora-edhe sporti për fat të keq u detyrua të ndalej, për këtë mjafton të mendosh për Lojërat Olimpike. Duhet të vijojmë me mbrojtjen e shëndetit; nga 4 maji kanë nisur stërvitjet individuale në bazë të një protokolli të vlerësuar nga komisioni tekniko-shkencor, nga 18 maji do të rinistin stërvitjet kolektive. Për futbollin, Federata ka propozuar një protokoll mbi të cilin komisioni tekniko-shkencor mendon se duhet të studiohet më shumë. Takimi do tëzhvillohet të enjten dhe shpresojmë që mund të shërbejë për t’i hapur rrugë protokollit duke qenë se futbolli nuk lejon as distance, as sigurine dhe as përdorimin e mjeteve mbrojtës. Por sot është e pamundur për të përcaktuar një datë të saktë për rifillimin sepse duhet të vlerësojmë sesi do të reagjë kurba e të prekurve nga coronavirusi në 2 javët e ardhshme, duke qenë se vetëm 2 ditë më parë, në vend ka filluar të zbatohet Faza 2’.
Sfidanti.al