Dries Mertens me dygolëshin e shënuar ndaj Romës vendosi një tjetër rekord në historinë e Napolit duke u bërë I treti lojtar pas Hamsik e Vojak që arrin në kuotën e 100 golave të shënuar në Serie A me fanelën e Napolit. Sigurisht që Mertens festoi këtë arritje të tij në rrjetet sociale ku ‘futi në valle’ edhe Lukakun, duke bërë shaka me të.
‘Krenar për këtë rekord të ri; 100 gola në Serie A. Belgu i parë që ia del. Forca, Lukaku, nxito!-shkruante Mertens në një postim në rrjetet sociale
Edhe pse me ironi e shaka, Mertens e sfidoi shokun e tij të skuadrës në kombëtaren belge dhe rivalin në kampionatin italian që të arrijë rekordin e tij
Sfidanti.al