Marc Marquez nuk dëshiron më të më marrë asnjë rrezik përsipër dhe kështu mori vendimin që të mos marrë pjesë në garën e Katarit, ndalesa e parë e Botërorit të MotoGP që do të zhvillohet këtë fundjavë.Piloti spanjoll i Hondës, pasi u konsultua me mjekun zgjodhi që të jetë i kujdesshëm dhe të mos e përshpejtojë rikthimin në gara
‘Besova pas testeve në Portimao e Montmelo, por nuk jam ende në gjendjen më të mirë për t’u kthyer në pistë-tha Marquez i cili do të zëvendësohet sërish nga Bradl
Për Marquez, riaftësimi, 15 javë pas operacionit në krah po vijon mirë, por mjekët e këshilluan që të mos i përshpejtojë më shumë kohët. Kështu Marquez valëviti flamurin e bardhë dhe ditën e hënë në 12 prill do të bëjë një tjetër kontroll për të parë sesi do të jetë gjendja e tij.
Sfidanti.al