Lukaku, negativ në testet për Covid, mund të luajë me Belgjikën

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do të mund të luajë më në fund me përfaqësuesen belge në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 ndaj Uellsit. Cekisë dhe Bjellorusisë pasi rezultoi negativ në testet PCR të kryera këtë të hënë

Edhe pse ishte në listën e të grumbulluarve të trajnerit Roberto Martinez, prania e Lukakut me Belgjikën në këto ndeshje nuk ishte e garantuar për shkak të pozitivitetit me Covid-19 të 4 futbollistëve të Interit, De Vrij, Vecino, Handanovic dhe D’Ambrosio. Këto raste bënë që autoritetet shëndetësore në Milano vendosi që të mos lejojë asnjë prej futbollistëve të klubit zikaltër që të bashkohen me kombëtaret respektive

Pasi rezultuan negativë,Lukaku dhe shokët e tij të skuadrës morën autorizimin që të bashkohen me përfaqësueser respektive edhe pse ATS vuri 3 kushte; udhëtim me transport privat, respektim I karantinës deri në 31 mars dhe deklarimin e një drejtimi  të rezidencës ku mund të shkojnë vetëm për t’u stërvitur

Gjithsesi, se përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ shpjegon se ATS nukka kompetencë për veprimet e futbollistit jashtë vendit ku aplikohen këto kushte, kështu që Lukaku mund të luajë të mërkurën ndaj Uellsit

Sfidanti.al