Ja që paska edhe mirënjohës në këtë botë. Harri Megajer nuk deshi ta shfrytëzonte popullaritetin e madh që fitoi në Rusi, edhe pse kërkohej nga klube të mëdhenj në Angli. Mbrojtësi i qendrës i kombëtares, vendosi me zemër që të zgjaste kontratën me Leisterin, duke firmosur deri në vitin 2023. Klubi i rriti rrogën deri në 85 000 paund stërlina në javë, veçse Mançester Junajtid mund t’i kishte dhënë dyfishin, të paktën.
“I jam shumë mirënjohës Lesteri, – tha 25-vjeçari, – më dha mundësi të luaja në Premier Ligë dhe duhet t’ia shpërblim. Zhoze Murinjo e kërkoi Megajerin në verë, por Leisteri nuk pranoi të ulte çmimin e kartonit nën 85 milionë euro.
Sfidanti.al