Përse Junajtid do blejë për Zidanin, ndërsa nuk bleu për Murinjon?!

Lista thuhet se është gati. Nëse Zinedin Zidan vjen në “Old Traford”, ai do të kërkojë nga klubi që të marrë disa lojtarë që atij i duhen. Flitet për emra të rëndësishëm si Toni Kros (Real), Tiago Alkantara (Bajern), Hames Rodrigez (Bajern) apo Edinson Kavani (PSG). Këta do t’i shtoheshin De Geas, Pogbasë, Aleksis Sançezit apo Romelu Lukakut që janë aktualisht në “Old Traford”.

Nëse këto plane do të miratoheshin, për marrjen e këtyre lojtarëve do të duheshin rreth 250 milionë euro minimalisht. Në Angli thonë se kjo është shifra që do t’i duhej Murinjos për të forcuar Mançester Junajtidin dhe për ta bërë pretendent për titull. Me Zidanin duket se drejtuesit e klubit janë dakord, por përse nuk ishin me portugezin? Mos vallë, shefi Uduord ka vënë në lëvizje një plan djallëzor për ta larguar trajnerin? Ndoshta, por ishte pikërisht ai që mori Murinjon, dhe që duhet ta paguajë shtrenjtë, nëse do ta largojë.

Sfidanti.al