Media britanike sa kontradiktore për De Ligt, Sky Sports: Mancester Junajtid heq dorë

Vetëm 2 ditë më parë tabloditët britanikë flisnin për një hyrje me prepotencë të Mancester Junajtid në garë për blerjen e Matejs De Ligt. Madje u fol edhe për një ofertë të Djajve të kuq prej 65 milionë Paund për kartonin e holandezit. Por këtë të diel, Sky Sports Neës mohon këto tabloidë duke theksuar se në të vërtetë, Mancester Junajtid është tërhequr nga gara për De Ligt.

Gjithnjë sipas Sky Sports, De Ligt është i destinuar të shkojë te barcelona që prej kohësh është vënë në ndjekje të tij. Aq më tepër që te katalanasit sezonin e ardhshëm do të jetë edhe De Jong me të cilin De Ligt, ashtu sic është shprehur edhe vetë, dëshiron të luajë ende.

Matejs De Ligt është vetëm 19 vjec, por prej 3 sezonesh është titullar i padiskutueshëm të Ajaksi. për më tepër ai është edhe kapiteni i kësaj skuadre teksa këtë sezon fitoi titullin kampion dhe Kupën e Holandës. Në të njëjtën kohë, De Ligt ishte dhe një nga protagonistët kryesorë të Ajaksit në Ligën e Kampioneve ku arritën deri në gjysmëfinale për t’u eliminuar në mënyrë dramatike nga Totenhemi

sfidanti.al