Mbyllet telenovela Obamejang; është zyrtarisht lojtar i Arsenalit

Mbyllet një tjetët telenovelë e merkatos së futbollit. Pierr Emerik Obamejang është zyrtarisht futbollist i Arsenalit. Klubi anglez ka mundur të gjejë marrëveshjen me Borusian e Dortmundit  për transferimin e futbollistit nga Gaboni për vlerën e 63.75 milionë Eurove. në këtë mënyër, Obamejang bëhet përforcimi i dytë i Topçinjve të Londrës në merkaton dimërore pas blerjes së Mkitarian.

Pierr Emerik Obamejang, në 144 ndeshje të zhvilluara në 5 sezone me Borusian e Dortmundit ka mundur të shënojë 99 gola. Me verdhezinjtë sulmuesi afrikan ka mundur të fitojë një Kupë Gjermanie atë të 2017 dhe dy Superkupa të gjermanisë në 2013 dhe 2014. Polemikat nuk kanë munguar në këtë etapë të karrierës së tij te Borusia e Dortmundit për shkak të masave disiplinore të shpeshta të marra nga drejtuesit e klubit duke për sjelljet e tij jo të mira apo për mungesën e përpikmërisë në stërvitje.

sfidanti.al