Shuhet Axeljo Viçini, trajneri i Italisë në Botërorin 1990

Futbolli italian qan Axelio Viçinin. Ish tekniku i Të kaltërve humbi jetën në qytetin e Breshias vetëm pak javë përpara 85 vjetorit të tij të lindjes. Axeljo Viçini ka qenë në pankinën e Të Kaltërve në periudhën 1986-1991, por ai do të kujtohet si trajneri i Botërorit ‘Italia ’90’.

Në atë eveniment, skuadra e tij edhe pse nuk pësoi asnjë humbje, u rendit në vendin e tretë pasi mundi në finalen e vogël, Anglinë 2-1 ndërkohë që më parë ishte eliminuar nga Argjentina e Maradonës e Kanixhas pas ekzekutimit të lotarisë së 11 metërshave pasi 120 minutat e ndeshjes u mbyllën 1-1. Viçini ishte trajneri i emrave të tillë si Valter Xenga, Roberto Baxhio, Toto Skilaçi, Aldo Serena etj, një brez që e bënë futbollin italian të admirohej në mbarë botën. Përpara botërorit të vitit 1990, Viçini dhe Italia e tij kishin marrë një tjetër medalje të bronztë; atë të Evropianit të 1988 të fituar nga Holanda.

Italia e Viçinit luajti 54 ndeshje duke shënuar 32 fitore, 15 barazime e 7 humbje me 76 gola të shënuar e 24 të pësuar. Viçini e la stolin e Të kaltërve në 15 tetor të 1991 pas barazimit me Bashkimin Sovjetik 0-0 që e kla Italinë jashtë kampionatit evropian të futbollit të vitit 1992 të zhvilluar në Suedi.

sfidanti.al