Mbape vrapon edhe me.. zemër: Dhuron 25 000 euro për kërkimin e pilotit!

Trupi i futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, u gjet para disa ditësh në aeroplanin që ra në fund të Kanalit të La Manshit, ndërkohë që trupi i pilotit Dejvid Ibotson ende nuk është gjetur. Aeroplani privat i drejtuar nga ky pilot dhe në bord edhe me Salën po fluturonte nga Nanta për në Kardif, ku futbollisti argjentinas do të luante në vazhdim të sezonit, por nuk arriti deri në destinacionin e tij.
Familja e pilotit të lartpërmendur kërkoi donacione që ta vazhdonte kërkimin, kështu që shumë veta dhanë para për këtë qëllim që të ndihmonin kërkimin e tij dhe më shumë nga të gjithë dha futbollisti francez i PSZH-së, Kilian Mbape – 25 000 euro, ndërkohë që deri tani, sikurse njoftohet, janë grumbulluar afro 100 000 euro.
Sfidanti.al