Mbape tremb Paris Sën Zhermenin: Nuk është momenti të flas për rinovimin

Kilian Mbape rindez sirenat e alarmit te Paris Sën Zhermen pas përfundimit të ndeshjes me Sënt Etienin në Kupën e Francës. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, sulmuesi refuzoi të flasë për rinovimin e kontratës me skuadrën kampione të Francës dhe ngjall akoma më shumë shpresat e Realit të Madridit  e klubeve të tjerë që po I vijnë rrotull talentit francez.

Kjo do të thotë se e ardhmhja e Kilian Mbappe nuk është shumë e qartë.

‘Për  momentin dua vetëm të luaj  futboll dhe të jem I përqendruar te sezoni-tha 21 vjecari-klubi është mirë, ambient është I qetë dhe I qëndrueshëm. Nuk është koha që të flas për rinovimin e kontratës.

Aktualisht, Kilian Mbape ka një kontratë me Paris Sën Zhermenin që skadon në vitin 2022. Që nga 2017, sulmuesi kampion bote me Francën është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit që e kërkon ta ketë me cdo kusht në radhët e tij.

Sfidanti.al