Duket se “pëlhura e Penelopës” këtë herë do të “thuret” deri në fund. Shefat e Interit, me në krye Bepe Marotën, po përfundojnë dy transferime për t’i dhënë më shumë forcë skuadrës së trajnerit Antonio Konte. Flitet për Olivie Zhirunë, sulmuesin e Çelsit, për të cilin është arritur një akord që të shkojë në Itali tani në janar, por edhe për Kristian Eriksenin, i cili me gjasë do të jetë në Milano në verë.
Kjo do të thotë se Interi do ta ketë mesfushorin danez me parametër zero. Shumë gjëra ndryshuan që kur Eriksen u pëlqye dhe konsiderua nga Zinedin Zidan tek Reali, apo Solskjer tek Mançester Junajtidi, ndonëse veshja e fanelës zikaltër nuk është aspak gjë e vogël. Eriksen ka 6 vjet tek Totenhemi, dhe prej kohësh dëshironte diçka të re, ndërsa Zhiruja nuk ishte në planet e Frenk Lampardit tek Çelsi, ndaj i duhej një ekip ku të luante më rregullisht.
Sfidanti.al