Greta Tunberg kunder Federer për kontratën e sponsorizimit me Credit Suisse

Roxher Federer është vënë në shënjestrën e 12 aktivistëve teë rinj për shkak të kontratës së sponsorizimit me bankën Credit Suisse për të cilën ai është edhe ambasador. Akuzat ndaj këtij institucioni financiaer janë për përfshirjen në fushata për krijimin e depozitave të reja të naftës.

Të rinjtë aktivistë hynë në një sallon të Bankës të veshur si lojtarë tenisi në formë proteste ndaj këtij bashkëpunimit të Federer, një protestë kjo së cilës I është bashkuar edhe Greta Tunberg. Ata pretendojnë se Credit Suisse ka financuar me miliona dollarë për kompanive që kërkojnë të krijojnë depozita të reja nafte. Ata u shfaqën me një pankartë në duar ku lexohej: ‘Credit Suisse shkatërron klimën, Roxher ti e mbështet?’.

Kjo protestë nisi fillimisht në rrjetet sociale me hashtagun #RogerËakeUpNoë (Roxher, zgjohu) dhe gjeti një mbështetje dhe shpërndarje të gjerë falë edhe përfshirjes së aktivistes Gret Tunberg që publikoi gjithcka në profilin e saj në rrjetin social Tëitter duke u shprehur në favor të të rinjve që për më tepër edhe u gjobitën me 20 mijë Euro. Nga ana e tij Federer ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë histori dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë apo jo bashkëpunimin me Credit Suisse

Sfidanti.al