Mbape – makineri golash thyen edhe një rekord tjetër

Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape, po luan në një formë të shkëlqyer, ndërkohë që në ndeshjen e fundit miqësore me Islandën (2-2), ai shënoi gol në min. e 90-të nga pika e 11-metërshit, duke thyer edhe një rekord tjetër.
Mbape u bë futbollisti i parë në histori që ka shënuar 10 gola me ekipin përfaqësues pa mbushur 20 vjeç. Duke pasur parasysh se 20 vjeç ai do t’i mbush në fund të këtij viti, ka shumë mundësi që ai ta thyejë përsëri këtë rekord, pasi Franca ka edhe disa ndeshje për të zhvilluar.
Sfidanti.al