Raikonen shkakton aksident, gjobitet

Duket se per Kimi Raikonen eshte me e veshtire te drejtoje makinen ne rruget normale se ne piste. Ditet e fundit finlandezi u ndeshkua me heqje pikesh nga patenta dhe 300 Euro gjobe per nje aksident te shkaktuar ne 18 maj ne Canton Zugo. Sipas ATS, Raikonen per te evituar perplasjen me nje makine qe po vinte ne krahun e kundert, aksidentoi nje makine te parkuar ne krahun e djathte.

Aksidenti ndodhi ne Fruebergstrasse ne Baar ku Raikonen ka rezidencen e tij, ne drejtim te Neugasse. Por jo vetem kaq, Raikonen eshte i detyruar te paguaje edhe 450 franga te tjera zvicerane per nderhyrjen e policise per thyerje te ligjit federal te qarkullimit rrugor.

Sfidanti.al