Mekgregor dhe Kabib pezullohen; rusi mund te lere perfundimisht UFC

Sherri ne perfundim te dueli i kushtuan disi Konor Mekgregor dhe Kabin Nurmagomedov. Komisioni i Sporteve ne Nevada vendosi te pezulloje perkohesisht sportistet e kategorise UFC pikerisht per ate cfare ndodhi ne T-Mobile Arena ne Las Vegas.

Vendimi do te hyje ne fuqi ne daten 15 dhe pritet te zgjatet deri ne daten 24 kur do te mbahet nje seance degjimore ku mund te vendoset nese do te kete pezullim perfundimtar apo jo. Nderkaq, autoritetet po punojne per te qartesuar ate cfare ka ndodhur.

Por jo vetem kaq, Kabib Nurmagomedov kercenoi edhe me largim perfundimtar nga kampionati UFC nese pezullohet miku i tij Tukugov. ‘Nese perjashtojne Tukugov, UFC do te me humbase edhe mua-shkruante Kabib ne profilin e tij ne Twitter-nuk do t’i braktisim vellezerit tane ne Rusi dhe do t’i shkoj deri me fund. Nese vendosni ta perjashtoni, sillni edhe kontraten time te grisur ose do ta gris une vete. Anuluat duelin e Tukugov dhe doni ta largoni se goditi Mekgregor. Mod harroni se ishte irlandezi qe goditi i pari vellain tim, shikoni videon’.

Sfidanti.al