Karriera e nje piloti ka fitore dhe kujtime e ne rastin e Valentino Rosit edhe rekorde sic jane garat dhe boteroret e fituara. Aktualisht ne piste me italianin eshte edhe Mark Markez qe ve ne rrezik rekordet e Rosit. Ne moshen 25 vjecare, Markez ka fituar 68 gara dhe 6 tituj boterore, Rosi ne moshen e spanjollit kishte 67 gara dhe 6 tituj te fituar.
‘Markez mund te thyeje rekordet e mi, por kjo nuk ke shqeteson-deklaroi Rosi-duhet te mendoj per karrieren dhe mendoj se e imja eshte shume e mire. Kam fituar shume gara e tituj dhe mund te kisha fituar akoma me shume. Keqardhja ime me e madhe eshte humbja e titullit boteror ne 2006 ne Valencia kur gabova’.
Ne momentin aktual te paraqitjet e Rosit ka ndikuar edhe gjendja jo e shkelqyer e Jamahes. ‘Prej kohesh jemi ne veshtiresi-vijoi Rosi-diferenca me Honden dhe Dukatin eshte e madhe sepse keto dy skuadra kane punuar shume kohet e fundit. Duhet te permiresohemi gjithandej, por aspektet ku vuajme me shume jane motori dhe elektronika. Ne keto pika Honda e Dukati jane shume me lart se ne.
Sfidanti.al