Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, ndoqi nga tribuna ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Malit të Zi dhe Serbisë (0-2). Nuk dihet saktë se përse Murinjo shkoi që ta shihte këtë ndeshje në stadiumin e Podgoricës, por, sidoqoftë, ai kishte shansin që të shihte një përballje historike të dy shteteve që para 10 vitesh ishin një shtet, në qoftë se kjo me të vërtetë është e rëndëshme.
Shumëkush thotë se Murinjo erdhi të shihte nga afër ndonjë lojtar, të cilit ai ia ka vënë syrin. Por, sidoqoftë, kishte edhe nga ata që ndërkohë që Junajtidi i tij ndodhet në një formë të keqe, thanë, duke pasur parasysh edhe lojën e zbehtë, megjithëse Serbia fitoi 0-2, se Murinjo kishte ardhur të shihte, nëse ka ndonjë ekip tjetër që luan më keq sesa Junajtidi i tij!
“Murinjo erdhi që të shihte, nëse ka ndonjë ekip tjetër që luan më keq sesa Mançester Junajtidi i tij”, shkroi dikush me sarkazëm në rrjetet sociale. Në fakt, në ndeshjen e mësipërme nuk u luajt ndonjë futboll kushedi se çfarë. Por, sidoqoftë, nuk dihet, nëse Murinjo mbetoi i kënaqur nga futbollisti ose futbollistët, të cilin ose të cilët ai kishte ardhur të shihte.
Sfidanti.al