Alegri i dehur me trofeun e kampionit, synon Ligën e Kampioneve!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegei, synon që të fitojë gjatë këtij sezoni një trofe të ri, më saktë Ligën e Kampioneve të Evropës.
“Mbasi ne kemi fituar shtatë tituj në Serinë A dhe katër Kupa të Italisë, tani ka ardhur koha që ne të fitojmë edhe kupën e Ligës së Kampioneve. Ne kemi Kristiano Ronaldon dhe ai ka mbështetjen tonë, ndërkohë që së shpejti ne do të kemi në dispozicion edhe Dagllas Kostën që do të luajë që me Xhenovën”, vuri në dukje trajneri i Juventusit.
Juventusi, kampion i Italisë, e ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve (më 1985 dhe 1996), ndërkohë që ka disa humbje në finale të Ligës së Kampioneve, madje shtatë të tilla, dy të fundit më 2015 dhe 2017.
Sfidanti.al