Mbape festoi 20 vjetorin; krahasohet me te medhenjte e futbollit

Kilian Mbape kete te enjte festoi 20 vjetorin e tij te lindjes. Me kete rast e perditshmja ‘Le Parisien’ publikoi nje interviste te futbollistit te talentuar te Paris Sen Zhermen ku ai foli per shume tema ku pervecse uroi per fitoren e Liges se Kampioneve nga PSG, shfaqi edhe maturine e tij duke qendruar me kembe ne toke pavaresisht asaj qe ai po ben ne fushen e lojes.

‘Nuk e kam pershtypjen se po bej dicka te jashtezakonshme-tha Mbape-njerezit thone qe po, por une vetem po jetoj endrren time. Gjithnje kam dashur te bej kete jete. Doja te isha futbollist ashtu si te tjeret qe kane dashur te jene dicka tjeter’.

Nderkaq ‘L’Equipe’ka bere nje krahasim te trajektoreve te karrieres mes tij dhe yjeve te futbollit boteror kur ata ishin 20 vjec. Mbape ka luajtur 79 ndeshje ne kategorine kryesore te futbollit, 2 me shume se Ronaldo kur ishte ne moshen e tij dhe 22 me shume se Krujf.  41 gola ka shenuar ne kamlpionat Mbape, 7 me pak se Krujf ne moshen 20 vjecare. Ne Ligen e Kampioneve  askush nuk ka luajtur me shume ndeshje se Mbape ne moshen 20 vjecare, 22 te tilla, Mesi ka luajtur 10 ndeshje me pak, ndersa Ronaldo 12 me pak. Persa u perket golave, Mbape ka 12 gola ne Champions, kundrejt 3 te Krujfit dhe 2 te Mesit

Po keshtu Mbape ka edhe rekordin e ndeshjeve te luajtura me perfaqesuesen ne moshen 20 vjecare, 28 te tilla, 4 me shune se Pele dhe 10 me shume se Kristiano Ronaldo. Gjithsesi Pele i ksihte 26 gola me ‘Seleçaon’ ne ate moshe kundrejt 10 te Mbape me Francen.

Sfidanti.al