Futbollisti i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, nuk e fshehu kënaqësinë e madhe që ndjeu nga shkarkimi i trajnerit të tij, Zhoze Murinjo, me të cilin ai shkonte aq keq, saqë ai kishte nisur ta linte në stol këtë mesfushor francez.
Menjëherë sapo mësoi për shkarkimin e Murinjos, Pogba publikoi në profilin e tij në instagrem një foto provokuese kundër trajnerit portugez. Ai, në fakt, e hoqi shpejt këtë fotografi nga profili i tij, por atë arritën ta shihnin shumë njerëz, midis tyre edhe ata që drejtojnë Junajtidin, të cilëve kjo “vepër” e Pogbas nuk u pëlqeu aspak.
“Daily Mail” shkruan se Pogbas si dënim nuk do t’i jepet paga e një jave, pra 300 000 sterlina, kështu që ky futbollist francez do të mendohet mirë para se të bëjë ndonjë budallallëk tjetër.
Sfidanti.al