Shorti për 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve vendosi përballë Realin e Madridit dhe Ajaksin e Amsterdamit. Gjatë tre sezoneve të kaluar Reali bëri atë që nuk e kishte bërë deri më tani asnjë klub tjetër në historinë e futbollit, fitoi tri herë radhazi LK-në, por tani… Merreni me mend, futbollistët e Ajaksit kërcyen nga vendi të gëzuar, kur mësuan se përballë do të kishin Realin e Madridit që gjatë këtij sezoni si në La Liga, ashtu edhe në LK është hija e keqe e vetëvetes.
“Ndoshta, mund të duket si diçka e pazakontë, por të gjithë lojtarët kërcyen nga vendi të gëzuar, madje disa hipën edhe në tavolinë, kur mësuan se ne do të luajmë me Realin e Madridit. Sigurisht që Reali është një klub i madh, por ne kemi besim se në këtë sezon ne do të përballemi denjësisht me të. Ne këtë e treguam edhe kundër Bajernit të Mynihut, ndërkohë që tani kemi kohë që të përgatitetmi mirë për fazën eliminatore të LK-së”, vuri në dukje kapiteni i Ajaksit, Dalej Blind.
Sfidanti.al