Për Mathijs De Ligt dëshira për të vazhduar që të jetë protagonist në një sezon të cuditshëm është ende e madhe. Pas periudhës së karantinimit tani skuadra e Juventusit i është kthyer stërvitjeve në grup thuajse si në normalitetin e zakonshëm dhe këtë e rrëfen vetë holandezi në një intervistë për ‘Tuttosport’.
‘Ishte dicka shumë e bukur për ne t’i ktheheshim sërish punës normale, mundësisë për të luajtur me pjesën tjetër të skuadrës, të ishim sërish bashkë në fushë-tha De Ligt që ishte një blerje e bujshme e kryer nga Juventusi të cilin futbollisti i talentuar nuk ka ndërmend ta braktisë
‘Jam shumë i lumtur te Juventusi-vijoi De Ligt-këtë e kuptova kohët e fundit pa futbollin e luajtur kur dikush sajoi ca histori rreth meje’.
Sfidanti.al