Raportet mes Brescias dhe Mario Balotellit mbyllen në mënyrën më të keqe të mundshme. Klubi italian i ka dërguar sulmuesit një letër ku i kërkonte zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme. Ajo që i dha fund përfundimisht këtij raporti ishte lëvizja e futbollistit teksa i paraqiti klubit një raport mjekësor që e diagnostikoi me gastroenterit si motiv për mosparaqitjen në stërvitjet e fundit, ndërkohë që prej javësh kishin shpërthyer tensionet mes palëve
Pikërisht në këtë moment klubi mori vendimin që t’u nisë letrën avokatëve të klubit për zgjidhjen e kontratës së Balotellit për kauzë të drejtë pas mungesës se pajustifikuar të futbollistit në seancat e tjera stërvitore, pa harruar këtu edhe sjelljen negelizhente të tij gjatë periudhës së karantinimit
Tani fjalën e ka Kolegji Arbitrar që do të marrë vendimin e tij se cila nga palët ka të drejtë. ‘Mendova se duke luajtur në qytetin e tij ai do të jepte shumë-tha trajneri i Brescias, Diego Lopez-kishte shumë për të dhënë, por duhej të bënte më shumë, shumë më shumë. Kështu që është normale që unë të jem i zhgënjyer. Për Marion kam shpenzuar shumë, por unë pretendoja po kaq shumë prej tij’.
Sfidanti.al