Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino u ka dërguar një videomesazh të 211 federatacve anëtare për t’i përditësuar për punën e bërë nga kjo administratë dhe për hapat që do të ndërmerren pas pandemisë coronavirus.
‘Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të pasur një futboll më të mirë në të ardhmen-thekson Infantino në mesazhin e tij-shëndeti është mbi gjithcka, por do të përpiqemi të shkojmë përtej masave të përkohshme dhe të garantojmë rikthimin në stadiume të tifozëve’
Infantino nënvizon gjithashtu specifikën që ka cdo vend dhe cdo kampionat
‘Cdo vend ndryshon nga tjetri dhe askush më mirë se ju nuk e njeh mënyrën më të mirë për të përballuar këtë sfidë të madhe-vijoi Infantino-duhet unitet për rifillimin e futbiollit në përgjithësi duke përfshirë edhe kombëtaret, futbollin e femrave, kampionatet kombëtare të niveleve inferiore, futbollin e të rinjve dhe atë diletant’.
Sfidanti.al