Në 29 qershor do të zhvillohet Asambleja e Këshillit Administrativ të klubit të Romës që ka publikuar një relacion me të dhënat më të fundit në lidhje me situatën ekonomike financiare të klubit. Pas 9 muajsh të vitit ekonomik 2019/20, bilanci i verdhekuqve rezulton me humbje prej 126.4 milionë Euro, shifër që shoqëron atë të borxhit neto 280.5 milionë Euro dhe të pasurisë neto negative për 26.8 milionë.
Të gjitha të dhënat financiare janë përkeqsuar në krahasim me një vit më parë dhe kjo edhe për shkak të pandemisë coronavirus dhe plusvalencat e vogla. Në relacion përmendet edhe pjesëmarrja në Europa League që ka gjeneruar të ardhura shumë më të ulëta në krahasim me ato të siguruara nga Liga e Kampioneve në sezonin paraardhës.
Sfidanti.al