Nëse do të besojmë mediumet spanjollë, atëherë nuk ka më dilema: mbrojtësi i Realit të Madridit, Marselo, ka përfunduar marrëveshjen përkatëse me të gjithë detajet që të kalojë nga klubi “mbretëror” për te Juventusi. Marselo do të fitojë për kontratën e tij katërvjeçare 12 milionë euro.
Në fakt, ka disa kohë që trajneri i përkohshëm i Realit, Santiago Solari, e ka lënë Marselon që “të ngrohë stolin”, duke futur në lojë Regulionin dhe duke e nxitur edhe më shumë futbollistin brazilian që të largohet nga Madridi.
Thuhet se një kontribut të madh për transferimin e Marselos për te Juventusi ka dhënë miku i tij i ngushtë, Kristiano Ronaldo, që tanimë që nga vera e kaluar po luan me bardhezinjtë. Sidoqoftë, Marselo mund të jetë edhe “viktimë” e rikonstrionit të madh, të cilit parashikohet që t’i nënshtrohet Reali i Madridit mbas sezonit aktual plotësisht të dështuar, në të cilin ai doli jashtë konkurrimit në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al