Martina Hingis bëhet nënë. ish tenistja zvicerane solli në jetë në 9 mars vajzën e saj Lia duke ia prezantuar botës nëpërmjet një fotoje ku ajo dhe vogëlushja ishin në shoqërinë e Harald Liman, bashkëshorti i 38 vjecares. Hingis, fituesja e 5 titujve Grand Slam në lojën individuale, bëri të ditur shtatzëninë e saj në 30 shtator, pikërisht ditën e ditëlindjes së saj dhe tani ajo publikoi edhe lajmin e gëzuar të lindjes së vajzës së saj.
‘Tani jemi 3, unë e Herrii jemi të lumtur t’i urojmë mirëseardhjen në jetë të vogëlushes sonë Lia. Na ka bërë menjëherë për vetë-shkruante Hingis në profilin e saj në rrjetet sociale.
Martina Hingis, në vitin 1996 u bë tenistja më e re që fitoi turneun e Uimbëlldonit në lojën dyshe së bashku me Helena Sukovën kur ishte vetëm 15 vjec e 9 muaj. Vitin në vazhdim u imponua në Australian Open, Uimbëlldon e US Open duke u bërë numri 1 i botës. Në vitin pasardhës, mbrojti titullin në Australian Open, turne të cilin e fitoi edhe në 1999. Zvicerania u tërhoq 2 herë nga fushat e lojës, por më pas u rikthye të luajë, deri në vitin 2017 kur i tha përfundimisht lamtumirën tenisit.
sfidanti.al