Mario Goetze nuk dëshiron të largohet në MLS, refuzon ofertën e Inter Miamit

Inter Miami vijon punën për të marrë ufutbollistë nga Evropa dhe një prej emrave më të përmendur së fundmi ishte ai I Mario Goetze, mesfushori gjerman, heroi I përfaqësueses së tij me golin e shënuar në finalen e Botërorit të Brazilit në 2014. Ish mesfushori i Borussia Dortmund që e mbylli kontratën me skuadrën verdhezi, tani është lojtar i lirë dhe nga kjo situatë kërkonte të përfitonte skuadra nga Florida që mendoi se ai do të ishte një blerje shumë e mirë

Por Goetze nuk ka ndërmend të emigrojë në futbollin e SHBA dhe duke qenë se është 28 vjec dëshiron të vijojë karrierën e tij në Evropë, ku skuadrat që kanë shfaqur interes për të janë Roma dhe Monaco. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, Inter Miami I ofroi Goetzes kontratë me pagë 110 mijë Euro në javë, por futbollisti e refuzoi propozimin e skuadrës së MLS, pasi ka më shumë interes për klubet evropiane.

Sfidanti.al