“Marakana” gjallërohet, mbledh 70 000 veta..prej Flamengos

Cili do ta harronte “mekën” e futbollit brazilian, stadiumin gjigand “Marakana”,  për të cilin thuhet se duhet një det me njerez për ta mbushur.  Kishte kohë që nuk ndizej jeta në këtë stadium mitik ndaj rasti i fundit ka bërë bujë.

Klubi brazilian i Flamengos ka meritën që stadiumi legjendar “Marakana” që duket se ishte harruar disi, mori përsëri gjallëri. Në ndeshjen derbi të Kupës Libertadores kundër ekipit argjentinas, San Lorenco, Flamengo triumfoi me rezultatin 4-0 para 70 000 shikuesve.