Një huligan futbolli prishi derbin e madh mes Hajdukut të Splitit dhe Rjekës në ndeshjen e radhës të kampionatit kroat dhe, më të vërtetë, ishte fat që askush në fushë nuk u dëmtua, pasi ai (agresori) me shkop bejsbolli në dorë i erdhi përqark fushës disa minuta në stadiumin “Poljud”. Rojat e sigurisë të stadiumit, për çudi, nuk e vunë re fare huliganin që hyri në fushën e lojës dhe nuk reaguan, ndërkohë që dukej mjaft qartë se ai mbante një send të fortë në dorë, kështu që gjyqtarët që ishin objektiva të njeriut që hyri në fushë, u detyruan që të merrnin arratinë. Vetëm mbas disa minutave të “shëtitjes” së papenguar të huliganit në fushë dhe kërcënimit të gjyqtarëve në fushë, reagoi policia, duke e larguar nga fusha agresorin e maskuar.
sfidanti.al