Dalin në dritë detaje të reja rreth vdekjes së Diego Armando Maradonës. Mësohet se pak ditë përpëra ndarjes nga jeta, El Pibe De Oro përplasi kokën. Ai që e zbulon këtë detaj është Rodolfo Baque, avokati i infermieres që u kujdes për Maradonën gjatë kohës së riaftësimit.
‘Nuk ishte një goditje e fortë dhe ishte në krahin e djathtë të kokës, jo në atë ku u krye operacioni-ishin fjalët e avokatit për televizionin TN-e ngritën menjëherë dhe askush nuk mori në telefon klinikën, ndoshta ishte zgjedhje e vetë Maradonës. Por ai nuk ishte në gjendje që të merrte vendime për atë cfarë duhet të bënte, qëndroi i mbyllur në dhomën e tij për 3 ditë’.
Baque shtoi se Maradona nuk ishte në një vend të përshtatshëm, se nuk kishte një mjek të bazës dhe dhënia e medikamenteve ishte detyrë e psikiatrit. Për më tepër, frekuenca kardiake i kalonte parametrat normalë
‘Arriti të kishte deri në 115 rrahje në minutë dhe ditën përpara vdekjes kishte 109, kur dihet që një pacient me probleme koronare nuk mund të kalojë 80 rrahje në minutë-shtoi Baque-trupi I tij jepte sinjale, por nuk u ndihmua me asnjë medikament. Maradona duhej të ishte shtruar në klinikën më luksoze në botë, por u mbajt në një vend të papërshtatshëm. Nëse nuk do të ishte atje, ndoshta tani do të ishte ende gjallë’.
Sfidanti.al