Maradona analizon trajnerët argjentinas dhe ka një emër, Sampaioli

Diego Armando Maradona mund të mos jetë parashikuesi më i mirë në botë, sidomos kur vjen puna për trajnerët, por ai nuk tërhiqet nga dhënia e mendimit të tij. Së fundi, ai pati një bisedë në “Radio La Red” në vendin e tij duke marrë në analizë trajnerët e sotëm të futbollit argjentinas. “Simeone do të ishte padyshim më i miri i momentit, por e dënon vendi i fundit me River Plejtin, – tha “El Pibe de Oro”, – sot, Sampaioli më duket që është më i miri i momentit”. Sampaioli doli kampion i Amerikës së Jugut me Kilin, ndërsa më pas kaloi tek Sevilja në Spanjë ku po zhvillon një kampionat shumë të mirë, duke qenë në vendin e tretë.

Kampioni i botës i vitit 1986, gjykon se Federata Argjentinase është në krizë të plotë dhe se ajo duhet të drejtohet nga presidenti i Velezit të Sarsfildit, Raul Gamez. Po ashtu, ai shprehur keqardhjen për faktin se Argjentina U20 është në vendin e parafundit në finalen me 6 skuadra të Kupës së Amerikës së Jugut. “Respektoj Ubedën (trajnerin), por i paracaktuar për të drejtuar U20-ën ishte Batistuta”, – përfundoi Diego.

Sfidanti.al