Azia nuk është vetëm Kina, madje nga kontinenti i largët po vijnë oferta të çmendura edhe nga kampionate të tjera. Kështu, Didier Drogba ka marrë së fundmi një ofertë nga Koreja e Jugut. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ende është lojtar i lire, pas ndarjes me ekipin amerikan, Montreal Impakt.
Sipas portalit sportiv francez, Le10Sport, ish-sulmuesi i Çelsit ka marrë një ofertë nga ekipi i Koresë së Jugut, Jeju United. Drejtuesit e kësaj skuadre i kanë ofruar Drogbas një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa sulmuesin afrikan po e kërkon me ngulm edhe klubi Brazilian i Korinthians.