Xho Hart thumbon Ajetin: Ishte goli më komik që kam pësuar

Debutimi në Serinë A i Arlind Ajetit me fanellën e Torinos, u shoqërua edhe me një gabim vrasës nga mbrojtësi kuqezi. Futbollisti ynë tentoi ta kthente topin pas për portierin Xho Hart, por sfera u ndal në një pellg uji dhe sulmuesi i Empolit përfitoi për të shënuar. Tabloidi “The Sun” në Angli, e ka shfrytëzuar për të krijuar situata humoristike. Jo vetëm kaq, por media britanike ka shkuar më tej duke marrë edhe një opinion nga ish-portieri i Mançester Sitit.

“Ky ishte goli më komik që kam pësuar këtë sezon”, është shprehur mbrojtësi aktual i portës së Torinos. Deklarata e portierit ka rënduar jo pak situatën e mbrojtësit shqiptar. Pas ndeshjes, ishte edhe vetë trajneri Sinisha Mihajloviç që e kritikoi Ajetin, ndërkohë që më parë kishte pritur ta bindte, pas qëndrimit të gjatë të futbollistit në stol.