‘Daily Mirror’ tregon një prapaskenë interesante që ka të bëjë me vitin 2019 kur Erling Haaland kaloi te Salzburgu.Manchester United e kishte arritur akordin me Molden në atë kohë për 3 milionë Paund dhe disa bonuse, por një keqkuptim mes agjentit të sulmuesit dhe drejtuesve të Djajve të Kuq bëri që transferimi i norvegjezit në Old Trafford të dështojë.
Ishte vendosur për një bisedë telefonikë në orën 09:00 të mënfgjesot, por agjenti mendoi që bëhej fjalë për në 09:00 me orën norvegjeze, që është 1 orë para asaj britanike, kështu që në momentin kur anglezët morën në telefon klubin norvegjez në orën 10, në garë kishte hyrë edhe Salzburgu që në fund e fitoi shërbimin e sulmuesit të talentuar norvegjez.
Sfidanti.al