Diego Armando Maradona, i paharrueshmi i futbollit botëror, ka qenë i apasionuar edhe pas makinave. Që nga momenti i ndarjes nga jeta e tij, del në dritë herë pas herë ndonjë model i koleksionit të tij që shitet në ankand për shifra marramendëse. Rasti më i fundit është një makinë Porsche 911 Type 964 Carrera 2 Convertible Ëorks Turbo Look e vitit 1992 që është nxjerrë në shitje në Paris.
Porsche iu dha Diegos në nëntor të 1992 gjatë sezonit të tij të fundit në futbollin evropian, do të vihet në shitje muajin e ardhshëm nga Bonhams a Les Grand Marques Du Monde à Paris. E blerë në 6 nëntor të 1992, Porsche Carrera e Maradonës ishte pjesë e një modeli me 1200 ekzemplarë me motorë 3.6 lt Carrera 2 prej 250 kuaj/fuqi me një shpejtësi maksimale prej 260 km/h
El Pibe de Oro nuk u lodh shumë për të rënë në sy me makinën e tij të re sidomos tek autoritetet; bënte zhurmë, u gjobit për kalim në semafor të kuq me shpejtësi 180 km/h. Pas më pak se 1 viti, makina u shit te një privat që e ruajti për 20 vjet përpara se të shndërrohej në një prej modeleve të së kaluarës në garazhin e një prej koleksionistëve më të mëdhenj francezë.
Sfidanti.al