‘Momenti kur do të kthehemi duhet të jetë një prej atyre casteve kur nuk do të luajmë vetëm për arsye futbollistike, por të jetë i sigurt jo vetëm për ne lojtarët, por edhe për stafin mjekësor, arbitrat, për të gjithë. Nuk jam i shqetësuar, por kam rezerva të forta; kam miq që kanë humbur gjyshen, dhe në familjen time dikush është larguar përgjithmonë-kjo është ajo që ka deklaruar sulmuesi i Manchester City, Raheem Sterling në kanalin e tij Youtube në lidhje me rifillimin e Premier League angleze.
Një deklaratë kjo që e bën të qartë se sulmuesi anglez i del në krah shokut të tij të skuadrës, Sergio Aguero i cili ditë më parë shprehu frikën e tij për t’u kthyer në fushë.
‘Duhet të kemi mirëkuptim dhe të kujdesemi për vete dhe personat që kemi pranë-vijoi Sterling, që mesa duket ka gjetur përkrahjen shokut të tij të skuadrës te përfaqësuesja angleze, Danny Rose që tani është te Newcastle në formë huazimi.
‘Jetët e njerëzve janë në rrezik-tha Danny Rose gjatë një lidhje live në Instagram-dhe për futboll as nuk duhet të flitet deri në momentin kur numri I të prekurve të bjerë në mënyrë drastike’.
Sfidanti.al