MotoGP, të dielën gara e 4 virtuale në Misano

Dhjetë ditë pas All Stars Racing Night, eventi që ‘mblodhi’ sportistët e mëdhenj botëror në një garë automobilistike virtuale, Misano World Circuit do të kthehet këtë findjavë me një tjetër event të motorsportit.

Në fakt të dielën në 17 maj, do të zhvilliohet ‘ Virtual Race 4’ ku do të marrin pjesë 11 pilotë të MotoGP dhe 9 të Moto E që do të garojnë në 2 gara të ndara në impiantin ‘Marco Simoncelli’.

Në klasin mbretëror të MotoGP do të luftojnë për  fitoren, kampioni i botës në fuqi Marc Marquez, 9 herë kampioni i botës, Valentino Rossi, fituesi i garës së fundit, Maverick Vinales dhe ata të dy garave të para, Alex Marquez dhe Francesco Bagnaia.

sfidanti.al