Kinë, falimenton skuadra e Tianjin I Patos, Witsel e Cannavaros

Nga yjet, te falimentimi në harkun e pak viteve. Kjo është historia e klubit të Super League Kineze, Tianjin Tianhai, që tashmë nuk ekziston më duke u bërë i pari klub kinez që shpall falimentimin. Kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre që më parë quhej Tianjin Quanjin jo shumë kohë më parë kanë bërë pjesë emra të tillë të futbollit botëror si Witsel, Pato, Luis Fabiano si futbollistë e Luxemburgo, Cannavaro e Paulo Sousa si trajnerë.

Tianjin ashtu sikurse edhe shumë klube të tjerë u desh të bëjë shumë shpejt llogaritë me problemet ekonomike dhe jo vetëm, që e shndërruan një skenar të shpenzimeve të cmendura në një boomerang që detyroi Federatën Kineze të bëjë një prapakthehu të fortë.

Në kampionatin që nuk ka nisur akoma për shkak të Covid-19, do të aplikohej përherë të parë Tavani i Pagave prej 3.3 milionë Dollarë në vit edhe për futbollistët e huaj. Por problemet e Tianjin filluan edhe për shkak të skandalit Quanjin, kompanisë lider në prodhiumin dhe shitjen e bimëve mjekësore dhe aromatike,  me arrestimin e pronarit Shu Yuhui dhe 17 punonjësve të tjerë, me akuzën se shkaktuan vdekjen e një vajze 4 vjecare të sëmurë me kances, duke përdorur operacione marketingu false për të bindur prindërit e saj.

Pas kësaj filloi dhe shembja financiare e klubit që u shoqërua me largimin e futbollistëve të spikatur si Pato e Witsel dhe me shitjen e aksioneve me kosto zero, por me një borxh prej 145 milionë Dollarësh. Askush nuk tregoi interes për këtë klub dhe si rrjedhojë erdhi edhe falimentimi i skuadrës së parë të Super League Kineze.

Sfidanti.al