Rugby, ‘Times’ kundër Italisë: Koha që të mbetet jashtë ‘6 Kombeve’

Nga Anglia po kërkohet sërish përjashtimi i skuadrës përfaqësueses italiane të Rugby nga kompeticioni i rëndësishëm i këtij sporti ‘6 Kombet’. Një editorial i ‘Times’ sulmon ashpër skuadrën e italiane duke e shprehur hapur këtë koncept.

‘Është koha që Italia të përjashtohet, për të mirën e reputacionit të turneut dhe në mënyrë paradoksale edhe të vetë Italisë-shkruhet në editorialin e ‘Times’-në 20 sezone, kjo skuadër ka arritur 12 fitore në 103 ndeshje me një mesatare 1 fitore për cdo 9 ndeshje. Për më tepër, kjo skuadër nuk ishte në gjendje të shënonte asnjë pikë në përballjet me Uellsin dhe Skocinë duke humbur 42-0 në Cardiff dhe 17-0 në Romë, është një sinjal i qartë që turneu duhet të bëjë ndryshime’.

Italia u pranua te ‘6 Kombet’ në vitin 2000 dhe kanë një kontratë deri në vitin 2024, por sipas të përditshmes britanike, pozicioni i saj duhet parë në mënyrë drastike. Kjo edhe për faktin se Italia nuk duket se është në gjendje që të ndjekë gjurmët e Francës, e aftë për t’u përmirësuar aq sa arrin t’u rezistojë skuadrave britanike e irlandeze dhe të fitojë ndonjë titull(I fundit në 2010).

‘Italia nuk tregon as shenjën më të vogël se mund të bëhet si Francë e shekullit të 21-vijon ‘Times’ në editorialin e tij-do të ishte më mirë ku ajo që jetë në një kompeticion ku të shihet si favorite dhe jo në një eveniment ku humbet rëndë ndeshjet. Rumania dhe Gjeorgjia përfaqësojnë nivelin e kompetitivitetit të standardeve italiane’.

Sfidanti.al