Diamond League është ndër evenimentet më të rëndësishme të atletikës botërore që zhvilliohet në një sërë ndalesash dhe që cdo vit organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës,World Athletics. Edhe ky kompeticion ashtu sikurse edhe te gjitha evenimentet e tjera sportive u ndikua nga pandemia coronavirus teksa një sërë ndalesash u shtynë.
Por së fundmi organizatorët kanë publikuar kalendarin provizor të Diamond League që është parashikuar të zhvillohet në fundin e verës dhe në vjeshtë me sezonin që do të zgjatet deri në muajin tetor. Kështu në muajin gusht parashikohet të zhvillohen ndalesat e Diamond League në Monako, Gateshead, Stokholm, në shtator në program janë garat në Lozanë, Bruksel, Paris, Romë ose Napoli e Shanghai, ndërsa në tetor atletët do të masin forcat në ndalesën e Eugene, Dohas dhe sërish në Kinë.
Ndërkaq janë anuluar ndalesat e Diamond League të Rabat në Marok, Londër dhe Zyrih.
sfidanti.al