Manchester City, pa Sergio Agueron edhe për 2 muaj

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka frikë se sulmuesi Sergio Aguero mund të mungojë në 2 muajt e parë të sezonit të ri në Premier League.Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti BBC në versionin online të tij. Sulmesi argjentinas pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen me Burnley në 22 qershor duke humbur 10 ndeshjet e fundit të sezonit dhe 2 sfidat e Ligës së Kampioneve në gusht.

Vetë Guardiola tha se ka dyshime për riaftësimin e Agueros përpara muajit nëntor. ‘E dinim që dëmtimi ishte i komplikuar-tha Guardiola-nuk ka kryer ende një stërvitje me ne dhe Aguero nuk është  më një djalë shumë I ri që të rifitojë shpejt gjendjen optimal fizike. Prej shumë kohësh është jashtë fushave të lojës kështu që ai do të jetë gati ndoshta pas 1 apo 2 muajsh’.

Megjithatë Guardiola e ka në dispozicion zëvendësuesin natyral të Agueros, Gabriel Jesus që shënoi 5 gola në 12 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar

Sfidanti.al