Është mësuar të fitojë më shumë në Champions, ku ia ka dalë dy herë me Milanin e një herë me Realin. Karlo Ançeloti është një trajner fitues, por nuk dihet nëse do t’ia dalë të bëjë një mrekulli me Evertonin në Premier Ligë. Skuadra blu e Liverpulit nuk ka ngritur kokë në ishull që nga gjysma e dytë e viteve 80-të, por për momentin është në vend të parë të renditjes pas fitores 5-2 ndaj Uolvesit.
Spektakli i blerjes së re Hames Rodrigez, dhe tre golat e sulmuesit të ri Dominik Kalvert-Ljuin ishin në bazë të triumfit të Ançelotit, ndërsa Evertoni ka 6 pikë në 2 ndeshje pas fitores së javës së parë 1-0 në fushën e Totenhemit. “Është ende shumë shpejt për të folur, – u shpreh trajneri italian pas ndeshjes, – ndonëse jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit. Me Hamesin kemi më shumë talent dhe më shumë alternativa në lojë”. Rodrigez shënoi një gol dhe luajti shkëlqyeshëm ashtu si edhe ndaj Totenhemit. Evertoni ka me të vërtetë një formacion shumë të mirë: Pikford, Koleman, Jerri Mina, Kin, Dinje, Dukure (Sigurdson), Alan, Andre Gomes, Hames Rodrigez (Kean), Kalvert-Ljuin (Iuobi), Risharlison.
Sfidanti.al