Për fat të keq Totenhemi nuk është ai klub që i tërheq lojtarët më shumë se të tjerët. Edhe pse në ekip janë Joris, Dele Ali, Son e Harri Kejn, edhe pse ishte Eriksen e Tripier, sërish Spërsat nuk kanë qenë “magnet” për yjet. Rikthimi i Garet Bejlit, pas largimit në 2013 tek Reali për 100 milionë euro, është vërtet një goditje e madhe që do të ndihmojë koreanojugorin Son e sidomos sulmuesin kryesor Kejn, por Bejli është një bast i rrezikshëm. Përse? Së pari për shkak të dëmtimeve të shpeshta, që e kufizuan shumë në Spanjë. Së dyti, sepse kohët e fundit uellsiani më shumë ka dalë në lajme si lojtar golfi sesa si futbollist. A do të ketë sukses Zhoze Murinjo aty ku dështoi Zinedin Zidani? Nuk është e lehtë të japësh përgjigje, ndërsa Totenhemit i mungon një blerje e suksesshme e sulmit që nga viti 2009 kur mori Piter Krauçin nga Liverpuli.
Sfidanti.al