Erling Haaland do të jetë një prej protagonistëve të verës së ardhshme, dicka që nuk përbën aspak ndonjë surprizë dhe gara për vblerjen e kartonit të tij bëhet gjithnjë e më e fortë. Listës së kandidatëve për të siguruar shërbimin e talentit sipas medias britanike duket s do t’i shtohet edhe Manchester City që po përgatitet të hyjë në këtë garë.
Sipas ‘Times’ dhe ‘Daily Mail’, Citizens e shohin Haaland si zëvendësuesin perfekt të Agueros kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në verën e ardhshme me Manchester City që nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për rinovimin me argjentinasin
‘Times’ pohon se Manchester City është përgatitur për të hyrë në këtë garë për sulmuesin norvegjez dhe janë gati të kryejnë ofensivën për të nëse ai do të vendosë të lërë Borussia Dortmund. Kurse ‘Daily Mail’ shton se Manchester City do të shfaqë interesin e tij për Haaland në muajt e ardhshëm duke parë edhe situatën kontraktuale të Agueros.
Një nga pikat kyce të operacionit do të jetë klauzola e zgjidhjes së kontratës së Haaland. Sipas ‘Bild’, opsioni I largimit të sulmuesit nga Dortmundi nuk është i aplikueshëm deri në vitin 2022, dicka që konfirmohet edhe nga ‘Daily Mail’ sipas të cilit, Dortmundi nuk është i detyruar të shesë Haaland duke qenë se klauzola e kontratës së lojtarit nuk aktivizohet në verën e ardhshme.
Sfidanti.al