Mancester Junajtid bën një tjetër lëvizje në mënyrë që David De gea të zgjidhë të gjitha dilemat e tij dhe të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen. portierit spanjoll i skadon kontrata verën që vjen pasi klubi aplikoi rinovimin automatik të kontratës së tij. Por tani Djajtë e Kuq duan të dinë nëse De Gea do të qëndrojë apo do të largohet nga Camp Nou dhe përgjigjen ata duan ta marrin në më pak se një javë.
Opsionet për të gjetur një destinacion jashtë Premier Leagues nuk i mungojnë De Geas duke qenë se Paris Sën Zhermen dhe Juventusi janë në pritje të një shenje nga ana e tij. Nëse flasim për klubin parizien, kampionët e Francës janë gati ta mbulojnë me ar De Gean pasi e kanë disponibilitetin ekonomik dhe flitet për një ofertë për pagë prej 20 milionë Eurosh në sezon.
Në këtë pikë Mancester Junajtid vendosi të kundëpërgjigjet dhe sipas tabloidit ‘The Sun’ po përgatit një kontratë me pagë 21 milionë Euro në sezon. është një ofertë pak a shumë e barabartë me atë të rivalëve të tyre, por te Mancester Junajtid janë të bindur se mund të mjaftojë për të bindur spanjollin që të qëndrojë në Teatrin e Ëndrrave.
sfidanti.al