Lucano Spaleti nuk do të largohet nga stoli i Interit. është vetë Administratori i Deleguar i klubit zikaltër, Bepe Marota që e konfirmoi në një intervistë për DAZN përpara sfidës me Udinezen që në fund u mbyll më barazimin 0-0.
‘Me Spaletin kemi një raport të shkëlqyer, nuk kemi asnjë motiv për t’u përplasur më të-tha Marota-të cojmë në fund këtë edicion pastaj të shohim për të ardhmen që me siguri do të jetë me Spaletin, por do të na duhet të organizojmë programet’.
Por në këtë moment Interit i duhet të mendojë për të siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Inter vazhdon të jetë në vendin e tretë me 63 pikë, por ndjen shumë pranë Atalantën që shkon në 62 pas fitores me Lazion këtë të diel.
‘Jemi të përqendruar për këtë fund të kampionatit që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e klubit-tha Bepe Marota që me këtë intervistë i hoqi ankthin trajnerit aktual të Interit.
sfidanti.al